Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Programi është një mundësi për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç,  nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor.

Një mundësi e artë për të rinj profesionistë

Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike.

Objektivi i vërtetë është eksperienca e punës

Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë megjithatë periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike.

Çfarë nevojitet për aplikimin tuaj?

Pasi të informoheni gjerësisht rreth programit dhe pas konsultimit të profileve të kërkuara, mund të vijoni me plotësimin e formës së aplikimit. Një nga dokumentet kryesorë që duhet të plotësoni është letra e motivimit.

Institucione shtetërore qëndrore

Institucione të varësisë

Njësi të Qeverisjes Vendore

Pozicione për praktikantë