Rreth Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

 

 

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shpall thirrjen e pestë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera, Publike e Jopublike.

 

 

Zgjidh institucionin në qytetin ku ti jeton, dhe bëhu pjesë e Programit, për të fituar eksperiencën e dëshiruar të punës!

p

Shkurtimisht rreth Programit

Në këtë program ftohen të aplikojnë të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve ‘Bachelor’, dhe nuk kanë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme.

Kandidatët duhet të tregojnë interes për sektorin e përzgjedhur, si dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike e komunikimi.

Zgjidh institucionin në qytetin ku ti jeton, dhe bëhu pjesë e Programit, për të fituar përvojën e dëshiruar të punës!

Kujdes: duhet të keni përfunduar minimalisht studimet e ciklit të parë ‘Bachelor’!

 

Fazat e Programit

Faza e parë e këtij Programi, e njohur si ‘periudha e praktikës’ zgjat tre muaj, njihet si përvojë pune, gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike dhe është pa pagesë.

Faza e dytë ju ofron mundësinë për të fituar kontratën një – vjeçare të punës, bazuar në performancën individuale dhe kërkesat e vetë institucioneve.

Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse

Pyetje të shpeshta

Detajet mbi thirrjen e katërt të Programit

Faza e parë e programit : praktika do të zgjasë tre muaj e do të zhvillohet përgjatë periudhës 9 Mars – 9 Qershor 2020

Aplikimi është i mundur në faqen e Aplikimeve.

 

  • Hapja e thirrjes më 7 Shkurt 2020 
  • Thirrja mbyllet më 29 Shkurt 2020
  • Shpallja e fituesve:  6 Mars 2020
  • Fillimi i praktikës: 9 Mars 2020
Përse të aplikoni?

• Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale. Programi ju mundëson njohjen me administratën, në sektorin publik dhe atë jopublik.
• Periudha e praktikës do të njihet si përvojë pune, gjatë procedurave të rekrutimit në institucionet e administratës publike. Periudha e praktikës së punës është e papaguar.
• Gjatë fazës së parë të këtij programi do të realizoni detyra dhe angazhime në institucionet përkatëse, bazuar në një plan pune tre – mujor, të drejtuar nga një mbikqyrës.
• Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të programit do të pajiseni me çertifikatë nga Departamenti i Administratës Publike, DAP.

Si të aplikoni?

• Aplikimi duhet të kryhet në opsionin ‘Aplikoni’ brenda datës 29 Shkurt 2020.
• Përpara se të aplikoni, kontrolloni profilet e kërkuara studimore nga secili institucion dhe qytetet respektive, ku do të zhvillohet praktika.
Kujdes: nëse aplikoni më shumë se një herë, do të skualifikoheni.
• Përzgjedhja do të kryhet nga institucionet për të cilat është kryer aplikimi, bazuar në metodologjinë e Programit.
• Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike.
Vëmendje: vetëm fituesit do të lajmërohen!