Praktikë në Ministrinë e Financave

Praktikë në Ministrinë e Financave

Ministria e Financave, Tiranë kërkon 7 praktikantëtë profilit studimor:

  • shkenca ekonomike,
  • shkenca juridike

Institucionet e varësisë të cilët kërkojnë praktikantë janë:

  • Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Tiranë kërkon gjithësej 6 praktikantë në drejtimet: Juridik (1), Ekonomik (2), Kimi ushqimore / industriale (2), Gjuhë e huaj (anglisht) (1).

Nëse keni përfunduar studimet e ciklit të parë, (bachelor), jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lartpërmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni.