Praktikë në Ministrinë për Zhvillimin Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

Praktikë në Ministrinë për Zhvillimin Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Tiranë kërkon 7 praktikantë të cilët duhet të jenë të profilit studimor:

  • Shkenca  Ekonomike;
  • Juridike;
  • Shkenca Sociale;
  • Gazetari;

Institucionet e varësisë të cilët kërkojnë praktikantë janë:

  • Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Tiranë kërkon (3) praktikantë të cilët duhet të jenë të profilit studimor: Arkitekturë, Shkenca Juridike , Ekonomike.
  • Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Tiranë kërkon (8) praktikantë të cilët duhet të jenë të profilit studimor: Inxhineri, Shkenca Ekzakte.
  • Agjencia e Trajtimit të Konçesioneve, Tiranë kërkon (2) praktikantë të cilët duhet të jenë të profilit studimor: Shkenca Juridike, Ekonomike.
  • QKB   (QKR+QKL), Tiranë kërkon (5) praktikantë të cilët duhet të jenë të profilit studimor: Shkenca Informatike,  Juridike.
  • Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, Tiranë kërkon (6) praktikantë të cilët duhet të jenë të profilit studimor: Shkenca shoqërore, Informatike.

Nëse keni përfunduar studimet e ciklit të parë, (bachelor), jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lartpërmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni.